
Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se asgjë nuk mund ta ndryshojë faktin historik që Kosova, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.
Këtë deklaratë Stier e bëri në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Ai theksoi se ky fakt historik nuk duhet të zbehet nga asnjë qëndrim politik.
“Nuk do ta ndryshojë atë që është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë dhe kjo është se si Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe paska edhe Sllovenia të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”.
Duke folur për qëndrimet e autoriteteve serbe lidhur me ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet e vitit 1999, eurodeputeti tha se ato, sipas tij, e paraqesin këtë ndërhyrje pa e marrë parasysh atë që kishte ndodhur më herët.
“Pati një arsye pse NATO ndërhyri, përse këto bombardime u kryen, për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviq. Këto janë fakte historike që nuk duhet neglizhuar”.
Stier shtoi se ndërhyrja e NATO-s kishte ndodhur për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, duke theksuar se këto zhvillime janë fakte historike që nuk duhet të anashkalohen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë nuk e ndryshon faktin që Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktima të agresionit serb appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali