Eurodeputeti kroat, Karlo Ressler, ka thënë se me rastin e 35-vjetorit të shkatërrimit dhe krimeve të rënda, Parlamenti Evropian do të përkujtojë viktimat e Vukovarit dhe Ovçarës.
Në një postim në platformën X, Ressler ka thënë se pushteti i ardhshëm në Serbi do të vendosë nëse do ta refuzojë vërtet trashëgiminë e Sllobodan Millosheviqit dhe do të nisë rrugën drejt Evropës, apo do të vazhdojë në të njëjtën rrugë të miteve dhe propagandës helmuese.
Sipas tij, kjo është ajo që prej dekadash e mban Serbinë të robëruar.
Burimi: RTKLive
