FA shqyrtoi mundësinë e sfidimit ligjor të rizgjedhjes së Infantinos

FA shqyrtoi mundësinë e sfidimit ligjor të rizgjedhjes së Infantinos

Written by

in

Sipas “BBC Sport”, FA ka shqyrtuar nëse ekzistojnë baza ligjore për të kundërshtuar të drejtën e Infantinos për të kandiduar për një mandat të katërt, në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars.

Megjithatë, drejtuesit e federatës angleze vlerësojnë se një përpjekje e tillë nuk do të arrinte rezultatin e synuar.

Organizata për të drejtat e njeriut “Fair Square” i kishte dërguar një letër FA-së, duke pretenduar se kandidatura e Infantinos mund të sfidohet ligjërisht dhe se ajo ishte “në kundërshtim me frymën dhe qëllimin” e statuteve të FIFA-s.

Kryetarja e FA-së, Debbie Hewitt, ka konfirmuar se federata e ka shqyrtuar këtë mundësi.

“FA ka shqyrtuar mundësinë e kundërshtimit të përshtatshmërisë së zotit Infantino për të kandiduar për një mandat tjetër si president i FIFA-s, por nuk konsideron se një sfidë e tillë do të siguronte rezultatin e synuar”, ka deklaruar Heëitt.

Ndërkohë, Infantino pritet të ketë një rival në garën për kreun e FIFA-s. UEFA ka mbështetur Philippe Diallon, presidentin aktual të Federatës Franceze të Futbollit.

Burimi: RTKLive