Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Written by

in

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Kësisoj, parat ishin deponuar pas përfundimit të afatit ligjor, pra pas datës 4 mars 2026.

Por, përkundër se parat i pranoi dhe vazhdon t’i mbaj ato, pronat nuk i ktheu.

Ani se parat i mban në llogari, tash Rexhaj nuk i konsideron se janë parat e tij.

Ndërsa, për pronësinë e parcelave, shtëpive e lokalit thotë se do ta pres vendimin e gjykatës.

“Aslan Rexhaj: Kupton, unë i kom dëshmitë që ju kom drejtu avokatit të M.I, i kom thanë të lutëm tregom mjetet me ti kthy e kom dëshminë nuk jom tu fol për hava e kom me dëshmi e kom me postë.

Gazetarja: A ka qenë pra zotëri Aslan e qëllimshme që mospranimi i mjeteve nga ana e juaj në mënyrë që me i mbajt pronat, për shkak se vlera të cilën ata e kanë transferu që është konsideru borxh ndaj juve është 130 mijë euro në anën tjetër vlera e pronave është gjysmë milioni?

Aslan Rexhaj: E mjetet e mija sa jon?

Gazetarja: 130.

Aslan Rexhaj: 130 mijë jon me marrëveshje. Aaa a jemi në rregull. Pse se pagoj për 1 vjet që pat afat?

Gazetarja: Pra a po i bie që ka qenë e qëllimshme?

Aslan Rexhaj: E kujt e qëllimshme?

Gazetarja: Që ju nuk e keni ofru llogarinë bankare brenda afatit 1 vjeçar ne mënyrë që pronat me mbet e juaja?

Aslan Rexhaj: Qysh po e merr ju?

Gazetarja: Po ju bëjë pyetje zotëri Aslan, vetëm po u bëjë pyetje.

Aslan Rexhaj: Ti mu je ka me bon pytje po unë asnjë sen obligim ndaj M** edhe asaj shoqes së tij edhe avokatit të tij, kur një sen nuk kom pas. Unë e kom me dëshmi me email në prezence të kamerave në gjykatë kur e kom qel konton e re edhe ia kom qu, pse su qu ai me bo një kopje të kontos. Kurrfarë obligimi s’kom pas i kom kry obligimet e mija ndaj shtetit edhe palës së tyne”.

Mirëpo, derisa Rexhaj nuk u ishte përgjigjur viktimave për llogarinë bankare, ai ju përgjigje atyre për të i njoftuar se nuk do ua kthej pronat e as parat.

“Gazetarja: Pse në momentin kur të është kërku llogaria ju nuk jeni përgjigj, por kur ka përfundu afati ti ke gjet kohë me u përgjigj.

Aslan Rexhaj: Jo unë kom gjet kohë me u përgjigj jo po unë e mbrojt të drejtën tem.

Gazetarja: Cilën të drejtë?

Aslan Rexhaj: Tona te drejtat çka oshte e drejtë e jemja.

Gazetarja: E drejtë e jotja po thu që është me i mbajt pronat e viktimave?

Aslan Rexhaj: Pronat e viktimave ato prona mu mi ka kthy gjykata, as ti as ai ato prona i kom ble unë”.

Ish-hetuesi policor ngre dyshimet se për mos ofrimin e llogarisë bankare, mund të ketë pasur një marrëveshje në mes të fajdexhisë dhe prokurores.

“ Ish-rreshteri Gashi: Përkundër pranimit të marrëveshjes të cilën e kanë bërë në mes të dyshuarit dhe viktimës ende është duke bredhë nëpër gjykata dhe prokurori, për arsye se në vendimin të cilin ka qenë dashtë të futet xhirollogaria e të dyshuarit që ka pas viktima me ia qit parat, të cilat ndodh vetëm në Kosovë sepse asnjë fajdexhie në mënyrë të ligjshme nuk i kthehen ato para. Nuk është vu llogaria as në prokurori as në vendimin e gjykatës. Dhe sa jom i njoftum viktima pasi i ka bo parat me i kthy në llogarinë e të dyshuarit, ka kërku edhe prej avokatëve të tij, ka bë kërkesë edhe përmes avokatit në PSRK në Gjykatën Themleore në Prishtinë, në Departamentin Special për sigurimin e xhirollogarisë, mirëpo ata nuk e kanë ofru llogarinë. Edhe këtu na shtinë me dyshu se ka një marrëveshje në mes të dyshuarit dhe prokurorisë.
Gazetarja: Vlerësoni se përgjegjësi ka edhe gjyqëtari?

Gashi: Edhe gjyqtari këtë rast ka përgjegjësi sepse pas kërkesë, prokuroria ia ka dërgu mesiguri të gjykata, edhe nuk është fut në vendimin e gjykatës, edhe sot viktimat me sa di unë 4 muaj kanë bredh nëpër prokurori edhe gjykata përmes avokatëve”.

Pra, M.I dhe V.I fillimisht ishin viktima të fajdexhinjve.

Ndërsa, sot, ata janë viktima të shtetit, përmes një marrëveshje të kundërligjshme dhe të paprecedent siç e quan ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzulla Hasani.

Përveç që kryen pagesën prej 130 mijë euro, në këmbim nuk arritën t’a rimarrin pronësinë e patundshmërive të tyre në vlerë rreth gjysmë milioni euro.

“Viktima V.I: Ka Në telefon e ka thirrë burrin Aslani, edhe i ka thanë sot e 100 vjet ti ato prona nuk i merr. Ty të ka kalu afati, ty të ka kalu koha, mi keni qit me kohë të kalume. Unë ato pare nesër jom në Kosovë edhe ko me ti kthy, edhe ato prona nuk ka birë nane që i merr.

Gazetarja: A i ka kthy paret?

Viktima V.I: Si ka kthy as paret as pronat.

Gazetarja: Sot keni mbet edhe pa pare edhe pa prona?

Viktima V.I: Edhe pa pare edhe pa prona. Jemi dëmtu ma shumë se ne fillim, tash ejmi dëmtu ma shumë se në fillim. Se unë ato pare që i kom marrë borxh e jemi hy kredi prap, krejt fmit sa keni pas mundësi jemi hy në kredia. Na kemi marrë paret familjarëve për 15 ditë, se marrëveshja ka qenë që na brenda 15 ditëve si tia qësim paret, na me shit dicka edhe me i kthy. Edhe për një afat shumë të shkurt i kemi marrë. Edhe tash jemi blloku komplet”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali