
Emisioni Weekendi, trajton tema goxha interesante nga fusha të ndryshme.
Kësaj të diele, ekipi ia kushtoi bujqësisë një nga shtyllat më të rëndësishme për jetën e njeriut.
Sot enkas për shikuesit e Klan Kosovës u pasqyrua puna e familjes Gashi nga Suhareka.
Avniu i ka në pronësi 100 krerë lopë dhe hiç më pak se 15 hektarë arra.
Ai tregoi se ka të punësuar deri në 30 punëtorë.
Sipas tij sivjet presin një rendiment të bereqetshme të arrës.
“Përafërsisht 35 mijë deri në 40 mijë kilogramë arrë”, deklaruar ai.