“Familjarët janë për dasma”, Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?

"Familjarët janë për dasma", Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?

Written by

in

"Familjarët janë për dasma", Musliu e pyet Kurtin: A mendon edhe sot ashtu?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, nëse vazhdon të qëndrojë prapa deklaratës së tij para disa vitesh se farefisi dhe familjarët janë për dasma e jo për institucione.

“Pyetja ime konkrete për ju është: A mendoni edhe sot ashtu?”, e pyeti Musliu, raporton Klankosova.tv

Në përgjigje, Kurti tha se deklaratës së atëhershme vazhdon t’i qëndrojë prapa.

“Ju e keni shkurtuar deklaratën me pak fjalë, por i qëndroj prapa asaj. Luftim i korrupsionit dhe nepotizmit pa asnjë kompromis”, u përgjigj Kurti. /Klankosova.tv