FBI heton shefin e Nvidia për aferën me ‘spiunen’ kineze

FBI heton shefin e Nvidia për aferën me 'spiunen' kineze

Written by

in

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se FBI po heton lidhjen jashtëmartesore të drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, me një grua që dyshohet se ka spiunuar për Kinën.

Megjithatë, Trump e ka mbrojtur Huang, duke e cilësuar atë si një “njeri shumë të ndershëm”.

“Mendoj se ai do të jetë mirë”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti amerikan tregoi se kishte biseduar personalisht me drejtuesin e Nvidia-s për këtë çështje.

“E pyeta për këtë dhe ai më tha se nuk kishte absolutisht asnjë ide që personi në fjalë ishte spiune”, deklaroi Trump.

Sipas raportimeve, shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se gruaja, e identifikuar si Alice Huang, kishte mbledhur informacione për Pekinin, duke ngritur shqetësime për një shkelje të mundshme të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, akuzat për spiunazh ende nuk janë provuar publikisht, ndërsa Kina i ka mohuar ato.

Edhe Nvidia ka nisur një hetim të pavarur për të përcaktuar nëse drejtuesi i saj ishte shënjestër e një operacioni të huaj të inteligjencës. /Telegrafi/