Fejzullah Krasniqi, kryetar i ri i Akademisë së Shkencave

Fejzullah Krasniqi, kryetar i ri i Akademisë së Shkencave

Written by

in

Akademik Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, gjatë mbledhjes së Kuvendit të Akademisë, të thirrur për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni.

“Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 17 nëntor 2026, mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë. Kryetar i Akademisë u zgjodh, akademik Fejzullah Krasniqi”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Para Krasniqit, në krye të këtij institicioni ishte Justina Shiroka Pula, e cila më 6 tetor u zgjodh presidente e Kosovës. /Telegrafi/