“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

Written by

in

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

Protesta kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore ka nisur në Prishtinë, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku kanë shpalosur pankarta me mesazhe të forta, ndër to: “Femicidi është urgjencë kombëtare” dhe “Kush ua fshin gjakun nga duart”.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër dhunës ndaj grave dhe për përgjegjësi institucionale, si: “Stop dhunës ndaj grave”, “Institucione, merrni përgjegjësi”, “Kush na mbron prej Policisë” dhe “Mos i neglizhoni gratë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali