“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Written by

in

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrëset do të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

“Përmes kësaj proteste, kërkojmë: Ndryshimin e Kodit Penal dhe përkufizimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes së një gruaje. Krijimin e mekanizmit Femicide Watch, për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vrasjet e grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale. Buxhetim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë strehimoret, linjën telefonike emergjente, qendrat për trajtimin e rasteve të dhunimit seksual dhe shërbimet e tjera të specializuara. Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, me mekanizma funksionalë, koordinim ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë gratë. Përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali