Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Written by

in

Fëmijët e Tërpezës në Malishevë detyrohen të ecin mbi 3 km për të shkuar në shkollë

Një banor i fshatit Tërpezë të Malishevës ka adresuar një shqetësim në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, lidhur me mungesën e transportit për nxënësit.

Ai ka treguar se fëmijët duhet të përshkojnë mbi tre kilometra për të shkuar në shkollë, ndonëse më herët transporti i tyre ishte siguruar nga komuna.

Banori ka theksuar se situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të pranisë së qenve endacakë, duke shtuar shqetësimin për sigurinë e fëmijëve gjatë rrugës për në shkollë.