Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

Written by

in

Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: Na kanë humbur shpresat krejt

Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve konkrete në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në një prononcim për Kanal 10, ajo ka thënë se ndër vite ka marrë premtime nga përfaqësuesit institucionalë se do të angazhohen për gjetjen e të pagjeturve, por sipas saj, deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete.

“Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, ka deklaruar Qerkezi.

Ajo ka shprehur zhgënjimin për mungesën e përparimit në këtë çështje, pavarësisht premtimeve të marra ndër vite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali