Sipas Policisë, kontrollet janë intensifikuar me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetave, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të kundërvajtjeve.
Gjatë kësaj periudhe, 15 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për qarkullim në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Ndërkaq, pesë motoçikleta dhe skuterë janë konfiskuar, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetave”.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos tejkalojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.
Po ashtu, drejtuesve të motoçikletave u është rikujtuar rëndësia e përdorimit të helmetës mbrojtëse, pasi pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Burimi: RTKLive
