
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me bashkëpartiakë, kanë bërë homazhe në Mitrovicë, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Fillimisht, delegacioni i PDK-së bëri homazhe te shtatorja e Isa Boletinit, për të nderuar figurën dhe kontributin e tij atdhetar, transmeton Klankosova.tv
Më pas, ata qëndruan në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol, ku përkujtuan sakrificën e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.
Përmes një mesazhi, PDK-ja ka theksuar se lavdia për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës do të mbetet e përjetshme.