Fjalët e Harry Kane pasi e fitoi ‘Topin e Artë’

Fjalët e Harry Kane pasi e fitoi 'Topin e Artë'

Written by

in

Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.

Sulmuesi anglez e mori çmimin nga legjenda braziliane Ronaldo Nazário në ceremoninë e mbajtur në Londër, ndërsa fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë.

Kapiteni i Anglisë shënoi më shumë se 50 gola për Bayernin gjatë sezonit të kaluar, duke qenë një nga figurat kryesore të skuadrës gjermane.

Me klubin bavarez, Kane fitoi dy tituj, ndërsa me Anglinë arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë, ku shënoi gjashtë gola.

Harry Kane fiton Topin e Artë për vitin 2026 telegrafi.com

Pas marrjes së çmimit, Kane u shpreh i lumtur që triumfoi në Londër dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së palodhur dhe mbështetjes nga bashkëlojtarët.

“Është e veçantë për mua ta fitoj këtë çmim këtu në Londër. Ishte e vështirë të zgjidhja lojtarin më të mirë këtë sezon, pasi konkurrenca ishte e jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Kam dëshmuar se puna e palodhur shpërblehet”, deklaroi Kane.

Sulmuesi anglez ia dedikoi një pjesë të këtij suksesi edhe trajnerit të Bayern Munichut, Vincent Kompany, i cili, sipas deklaratës së tij, ndodhej në spital.

“Shokët e mi të ekipit më kanë bërë lojtar më të mirë. Në stërvitje, ata më kanë shtyrë vazhdimisht të përmirësohem. Dua t’ia dedikoj këtë çmim edhe trajnerit Kompany, i cili është në spital. Nën drejtimin e tij jam përmirësuar si lojtar dhe si person”, shtoi ai.

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026 telegrafi.com

Në fund, Kane theksoi rëndësinë e përfaqësimit të vendit të tij, duke ia dedikuar çmimin edhe bashkëlojtarëve te Anglia.

“Është gjithashtu një çmim për shokët e mi të ekipit në Angli. Është nder të përfaqësoj vendin tim dhe të jem kapiten i tij”, përfundoi fituesi i Topit të Artë 2026. /Telegrafi/