
Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është vërejtur gjatë seancës së sotme parlamentare.
Derisa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, po fliste para deputetëve, në pamjet nga salla janë parë flamujt e vendosur edhe në ulëset e përfaqësuesve të Listës Serbe.