
Barcelona do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut pa njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm të saj, Lamine Yamal.
Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos rrezikojë me talentin e ri, duke e lënë jashtë udhëtimit në mënyrë që ai të pushojë pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh.
Yamal ka ndier shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë, problem ky që ishte vërejtur edhe para ndeshjes kundër Villarrealit.
Pavarësisht kësaj, futbollisti e zhvilloi të gjithë ndeshjen, në të cilën Barcelona arriti të fitojë 3:2 pas një përmbysjeje spektakolare.
Klubi katalunas ka konfirmuar se vendimi për ta lënë Yamalin jashtë udhëtimit është marrë si masë parandaluese.
Sipas njoftimit mjekësor, ai pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Deportivo La Corunas.
Me këtë vendim, Flick zgjedh të mos rrezikojë me një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, veçanërisht në këtë periudhë të ngjeshur të sezonit.
Burimi: Insajderi