​Forca e Sigurisë së Kosovës realizon qitje me mortaja në Biza të Shqipërisë

​Forca e Sigurisë së Kosovës realizon qitje me mortaja në Biza të Shqipërisë

Written by

in

Në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake të FSK-së kanë realizuar aktivitetin e qitjes me municion luftarak me mortajën 120 mm të sistemit Vuran në poligonin e qitjes në Bizë të Shqipërisë.

Gjatë aktivitetit u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve të RML-së në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajës 120 mm të sistemit Vuran.

Me këtë rast, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci falënderoi përfaqësuesin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e RML-së për angazhimin dhe përkushtimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është forca ushtarake e Kosovës. E themeluar fillimisht në vitin 2009, ajo nisi transformimin e saj ligjor në një forcë të armatosur të plotë më 14 dhjetor 2018. Ajo ka rreth 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervistë, por nuk ka shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Në kuadër të buxhetit për vitin 2027, Qeveria e Kosovës për Ministrinë e Mbrojtjes ka paraparë të ndahen 224 168 000 euro ose 1,60% e PBB-së, pas rritjeve buxhetore shumëvjeçare dhe nismave për prodhimin vendas të pajisjeve të mbrojtjes.