Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar mbledh bizneset në Prishtin

Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar mbledh bizneset në Prishtin

Written by

in

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizon më 28 dhe 29 tetor 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, nën moton “Driving the Next Economy”. Forumi do të mbledhë përfaqësues të bizneseve, investitorë dhe institucione nga Kosova dhe Gjermania, me fokus në tri fusha kryesore: transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, energjinë dhe infrastrukturën e qëndrueshme, si dhe prodhimin e avancuar dhe industrinë.

Në një kohë kur kompanitë evropiane po kërkojnë partnerë më të afërt dhe zinxhirë më të qëndrueshëm të furnizimit, Forumi synon të promovojë potencialin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, investime dhe integrim në tregjet evropiane.

Forumi do të hapet më 28 tetor me fjalët përshëndetëse të Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, Drejtorit Ekzekutiv të OEGJK-së, Besnik Vasolli, dhe Nina Wunderlich, përfaqësuese e Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji të Gjermanisë. Fjalimet kryesore do të mbahen nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Frank Scheidig, përfaqësues i DZ BANK.

Më 29 tetor do të zhvillohen takime të strukturuara B2B ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane, të planifikuara paraprakisht përmes platformës b2match. Programi përfshin gjithashtu tryezën “Baden-Württemberg Meets Kosovo”, sesione profesionale dhe diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

 

Burimi: RTKLive