
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës.
Rasti është raportuar më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Klinë.
Sipas raportit policor, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.