
Frosinone ka nisur me spektakël xhiron e tetë të Serie A, duke mposhtur Sassuolon me rezultat 4-2 në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.
Domenico Berardi barazoi rezultatin minutën e 15-të, pasi Giacomo Calò kishte shënuar për vendasit në minutën e nëntë. Antonio Raimondo më pas mori rolin e protagonistit, duke realizuar dy herë brenda katër minutash, në të 26-tën dhe të 30-tën.
Kristian Thorstvedt ngushtoi rezultatin në 3-2 në minutën e 35-të, duke rikthyer shpresat e Sassuolos, por Raimondo vulosi fitoren e Frosinones në minutën e 57-të, duke kompletuar het-trikun e tij.
Me këtë fitore, Frosinone konfirmon ambiciet e saj dhe merr tri pikë të rëndësishme, për pozitën e pestë, kurse Sassuolo është i 11-ti.