FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Written by

in

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2026.

Përmes një njoftimi, FSK-ja ka bërë të ditur se këto aktivitete do të realizohen në kuadër të trajnimeve të rregullta ushtarake.

Gjatë kësaj periudhe, në këto zona pritet të ketë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.

FSK-ja u ka bërë thirrje banorëve që të tregojnë mirëkuptim gjatë realizimit të aktiviteteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali