Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

Written by

in

Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

Gjatë fundjavës, në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshjet më intensive pritet të jenë të dielën, më 1 nëntor.

Sipas parashikimit meteorologjik të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu, të cilat parashihen të jenë më intensive.

Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.