Gabimet në përdorim e klimës mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Gabimet në përdorim e klimës mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Written by

in

Gabimet në përdorim e klimës mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Mënyra e përdorimit të “klimave” ndikon drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike dhe efikasitetin e ngrohjes.

Një nga gabimet më të shpeshta është vendosja e temperaturës në 26 gradë ose më shumë, me bindjen se ambienti do të ngrohet më shpejt.

Në fakt, kjo nuk e përshpejton procesin, por vetëm bën që pajisja të punojë më gjatë për të arritur temperaturën e caktuar. Si temperaturë fillestare rekomandohen 20 deri në 22 gradë.

Po ashtu, pastrimi i rregullt i filtrave është i domosdoshëm, pasi pluhuri mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të ndikojë në funksionimin e klimës.

Gjithashtu, izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe parandalimin e humbjeve energjetike./Telegrafi

Burimi: Insajderi