Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht një pjesë të Rrugës B

Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht një pjesë të Rrugës B

Written by

in

Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht një pjesë të Rrugës B

Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot nga ora 08:30 deri në 12:00.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se zona e kufizuar do të jetë Rruga B, nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24.

Sipas Komunës, qarkullimi në rreth-rrotullim te Maxi 24 nuk do të bllokohet dhe shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, komuna ka ftuar qytetarët të përdorin rrugët alternative, si Rruga A, Rruga C, Rruga “Fadil Vata” përmes Bregut të Diellit.