Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Written by

in

Gaxherri: Shiroka-Pula vazhdon me njerëzit që i gjeti, s’e ka ditur që do bëhej presidente

Gazetari i Klan Kosova, Ardian Gaxherri në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth raportimeve për emërimet e reja në Zyrën e Presidencës, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si shefe të shtetit.

Sipas tij, Shiroka-Pula po vazhdon me stafin që e ka gjetur në Presidencë, pasi siç tha ai, ajo nuk e ka ditur që do bëhet presidente, transmeton Klankosova.tv.

“Është shumë e thjeshtë kjo punë. Ata njerëz që i ka gjetur në Presidencë, vazhdon me ta zonja, sepse nuk e ka pasur idenë që brenda natës do të bëhet presidente, respekt për figurën e saj akademike, për të arriturat e saj shkencore, shpresoj që të jetë e suksesshme në politikbërje. I duhet kohë presidentes, sepse shefi i stafit të Presidencës duhet të jetë njeri i besueshëm”, tha ai.