
Gazetari nga Shqipëria, Gjergj Prenga, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke u ndalur te raportet mes banorëve dhe strategjitë që po përdorin në lojë.
Në një lidhje direkte në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Prenga ka folur për situatën e krijuar pas dëshirës së Adrianit për ta lënë shtëpinë.
Ai tregoi se kishte përcjellë momentin kur Adriani kishte shprehur këtë dëshirë gjatë diskutimit për buxhetin, ndërsa më pas kishte vërejtur një bisedë emocionale mes tij dhe Arlindës në restorant, transmeton Klankosova.tv.
Sipas gazetarit, Arlinda i kishte kërkuar Adrianit të mos largohej, duke i dhënë edhe këshilla që mund të kenë ndikuar në qëndrimin e tij në shtëpi.
Prenga komentoi edhe raportet mes Anjezës dhe banorëve të tjerë, duke vlerësuar se disa prej përplasjeve po zhvillohen si pjesë e strategjisë së lojës.
Ai foli gjithashtu për afrimitetin e banorëve me Niçin, duke thënë se disa prej tyre po i afrohen pasi e shohin si një konkurrent të fortë.
Një tjetër raport që gazetari tha se ka vërejtur brenda shtëpisë është ai mes Behares dhe Fuegos.
Prenga tregoi se i kishte parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje edhe në orët e para të mëngjesit, kur po zhvillonin biseda të gjata.
Sipas tij, gjatë njërës prej këtyre bisedave, Beharja e kishte pyetur Fuegon nëse kishte pasur ndonjë njohje me Niçin jashtë shtëpisë.