Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

Written by

in

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, u përjashtuan për 60 ditë nga punimet e Kuvendit, raporton A2 CNN.

Sekretariati i Etikës i dënoi të dy deputetët për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit parlamentare, ku hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve të PS, kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

Incidentet ndodhën gjatë votimit në Parlament të Reformës Territoriale, që kundërshtohej nga opozita.

Pavarësisht kundërshtimeve, ligji mori 85 vota pro. Sipas tij, vendi do të ndahet në 46 bashki, nga 61 që ishin më parë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali