Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

Written by

in

Klubi drenicas ka bërë të ditur se skuadra e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, duke vazhduar përgatitjet për sfidat e radhës.

“Ka përfunduar stërvitja e parë nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani! Me përkushtim, disiplinë dhe fokus maksimal, skuadra vazhdon punën drejt sfidave të radhës. Punë, përkushtim dhe ambicie për suksese!”, ka shkruar Drenica.

Më herët, klubi nga Skenderaj e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Mezanin, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në drejtimin e ekipit.

“Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë. Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Drenica gjendet në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës, e cila kryesohet nga Malisheva.

Pikërisht këto dy skuadra janë përballur në xhiron e fundit, ku Malisheva ka arritur të fitojë në Skenderaj me rezultat 2:0. 

Burimi: RTKLive