
Protesta për të kërkuar llogari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon edhe sot para Qeverisë së Kosovës.
Qytetarët do të mblidhen në kohën kur dy ministrat, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, pritet të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me dy raportet e dorëzuara dje te kryeministri.
Për dy ditë me radhë, protestuesit kanë kërkuar dorëheqje dhe përgjegjësi nga institucionet, për rastin që tronditi vendin. /Klankosova.tv