Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas mbledhjes së 11-të të Qeverisë.
Projektligjet e miratuara përfshijnë:
– Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (2005).
– Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës-Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve Ndërkombëtare.
– Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (2019).
– Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës.
– Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Sipas Gërvallës, këto marrëveshje dhe konventa lehtësojnë njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe fuqizojnë mekanizmat për luftimin dhe ndjekjen penale të krimeve më të rënda.
“Republika e Kosovës po e forcon sundimin e ligjit edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Drejtësia nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe luftimin e pandëshkueshmërisë”, ka shkruar Gërvalla.
Burimi: RTKLive
