Gimenez ka treguar se skuadra nuk ndihej rehat gjatë asaj periudhe, ndërsa mungesa e rezultateve ndikoi edhe në atmosferën brenda grupit.
“Nuk ndiheshim rehat. Rezultatet nuk po vinin dhe ishte e pamundur të ishim të lumtur, edhe pse ne ishim të parët që dëshironim ta ndryshonim situatën”, ka deklaruar mbrojtësi.
Ai ka pranuar se Uruguaji nuk ishte në nivelin e pritur dhe se skuadra shkoi në Kupën e Botës me ambicie të mëdha, por nuk arriti t’i përmbushte ato.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk ishim në nivelin e duhur. Shkuam në Kupën e Botës me pritshmëri të larta dhe dëshironim të konkurronim. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, kjo në mënyrë të pashmangshme krijon shqetësim dhe negativitet”, ka theksuar Gimenez, duke pranuar edhe përgjegjësinë e futbollistëve për rezultatet e dobëta.
Ndërkohë, Uruguaji po përgatitet për një periudhë të re, me Diego Forlanin në rolin e trajnerit të përkohshëm. Gimenez ka vlerësuar se ish-sulmuesi i njohur ka një qasje më të afërt me futbollistët.
“Ai është një trajner që është më afër grupit”, ka thënë Gimenez.
Megjithatë, mbrojtësi ka theksuar se objektivi kryesor mbetet përfaqësimi sa më i mirë i vendit dhe rezultatet në fushën e lojës.
“Nuk jemi këtu për t’u argëtuar. Ne synojmë ta përfaqësojmë Uruguajin”, ka theksuar Gimenez.
Burimi: RTKLive
