Më 11 tetor, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa i dyshuari për vrasjen, babai i tij, Ramiz Arifi, vazhdon të jetë në arrati.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar sot Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me zhvillimet në këtë rast.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në arrati.
Sipas informacioneve të raportuara më herët nga burimet e Sinjalit, viktima, Bajram Arifi, 29-vjeçar, dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Ramiz Arifi.
Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa pas të shtënave, i dyshuari raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki.
Policia po vazhdon kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali