Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

Written by

in

Gjenden disa mjete të dyshimta në Gjakovë

Në Gjakovë janë gjetur disa mjete të pashpërthyera, për çka është njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar më 6 tetor rreth orës 10:04. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe njësiti i deminimit, i cili ka bërë tërheqjen e mjeteve të pashpërthyera.

Sipas informacioneve të Policisë, operacioni ka përfunduar pa ndonjë incident.