Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

Written by

in

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të hetimeve për persona të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Sipas raportit policor, më 27 tetor, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

Gjatë këtij aksioni janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor, transmeton Klankosova.tv.