
Një burrë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte gjetur i shtrirë në Prishtinë, të dielën në mbrëmje.
Rasti është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:17, kur në vendngjarje kanë dalë Policia dhe ekipi i emergjencës.
Viktima, i cili në momentin e gjetjes kishte ende shenja jete, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por vdekja e tij është konfirmuar nga stafi mjekësor i emergjencës.
“Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Burimi: Insajderi