Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në Manastir

Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në Manastir

Written by

in

Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:30, SPB e Manastirit mori një njoftim se një 46-vjeçar banor i Manastirit është gjetur i vdekur në një shtëpi në rrugën “Dovlexhik” në Manastir.

Një mjek i urgjencës konfirmoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë iu dorëzua Departamentit të Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektimi nga SPB e Manastirit./Telegrafi/