Gjendet një granatë dore në Malishevë, ndërhynë FSK-ja

Gjendet një granatë dore në Malishevë, ndërhynë FSK-ja

Written by

in

Një granatë dore është gjetur të shtunën në Malishevë, ndërsa njësitë kompetente kanë intervenuar për sigurimin dhe largimin e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 10:30.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka larguar mjetin e dyshuar shpërthyes pa incidente. /Telegrafi/