
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
VDEKJE E DYSHIMTË- Leposaviq / 25.10.2026 – 08:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.