
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosovës është informuar se në një banesë është gjetur pa shenja jete një mashkull shtetas i Austrisë.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv