Takimi ka përfunduar 1:1, me Gjilanin që ka arritur të barazojë në minutën e nëntëdhjetë e tretë, kur ndeshja po shkonte drejt fundit.
Dukagjini ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë me golin e Iljasa Zulfiut, ndërsa me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Kur vendasit kanë qenë pranë fitores, Gjilani ka fituar një penallti, të cilën në gol e ka shndërruar kapiteni Armend Thaqi në minutën e nëntëdhjetë e tretë, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë.
Pas këtij barazimi, Gjilani renditet në vendin e pestë me nëntëmbëdhjetë pikë, ndërsa Dukagjini zë pozitën e gjashtë me tetëmbëdhjetë pikë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar më herët gjatë ditës, Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë barazuar pa gola.
Burimi: RTKLive
