Memorandumi parasheh që punonjësit shëndetësorë të forcojnë aftësitë profesionale për të njohur shenjat e stresit dhe traumës, për të parandaluar e trajtuar pasojat e tyre dhe për t’i orientuar gratë dhe vajzat drejt shërbimeve të specializuara sipas nevojave të tyre.
“Përmes këtij bashkëpunimi, palët synojnë që shërbimet për menaxhimin e stresit dhe traumës të bëhen pjesë e rregullt e kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftim .
Memorandumi synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunave për të përhapur praktikat e mira në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.
Burimi: RTKLive
