
Gjilani triumfon në një ndeshje spektakolare ndaj Malishevës, duke fituar me rezultat 3-2 dhe duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Skuadra gjilanase e siguroi fitoren falë dy golave të Bllacës dhe një tjetri të Tolajt, ndërsa për mysafirët realizuan Nafiu dhe Ibishi.
Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e dytë me 27 pikë. Për skuadrën e Malishevës kjo ishte humbja e dytë në kampionat.
Një triumf i rëndësishëm për Gjilanin, që i afrohet edhe më shumë skuadrave të kreut të renditjes.