Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike të partisë

Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike të partisë

Written by

in

Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike të partisë

Aleanca do të mbajë sot një takim të gjerë me strukturat e saj në Prishtinë, ku kryetari Ardian Gjini do të prezantojë platformën politike të partisë dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës.

Takimi do të mbahet nga ora 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve të AAK-së për një fazë të re të mobilizimit politik dhe forcimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.

Sipas njoftimit të partisë, ky takim synon të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik dhe koordinimin e strukturave, si dhe për përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend.

“Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike të partisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali