Gjobitet dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë

Gjobitet dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë

Written by

in

Gjobitet dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një veturë duke kryer tejkalim në vijë të plotë, zyrtarët policorë në Podujevë kanë identifikuar shoferin e automjetit.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me këto masa:

Gjobë në vlerë prej 200 euro;

2 pikë negative;

Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Burimi: Insajderi