
Kryeredaktori në Klan Kosova, Kosovë Gjoci, në emisionin “Kosova Today” i ka bërë një analizë të gjatë për figurën e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Siç tha Gjoci, për figurën e presidentes nuk ka diçka negative që mund të thuhet, transmeton Klankosova.tv.
“Përtej procesit që e pamë të gjithë pak a shumë, gjithë ajo ditë që shkoi dhe ajo 13 minutëshi, normalisht që ne nuk kemi çfarë të themi diçka negative për figurën e zonjës Justina, pra një zonjë e dëshmuar, me karrierë të gjatë, akademike, besa edhe politike, sepse zonja Justinë ka qenë edhe ministre edhe deputete. Sa i përket figurës së saj, nuk kemi çfarë të themi negative të them të drejtën. Zonja Justina i plotëson parimisht që të gjitha elementet që i duhen ndoshta një kandidature për presidente, me disa probleme të vogla, që mund t’i quajmë probleme, që për mendim tim më kryesori është çështja e moshës dhe shëndetit”, u shpreh Gjoci.
Sipas gazetarit, presidentja duhet të jetë e fokusuar, të dëgjojë mirë, të dijë çfarë po i thuhet, çfarë të kërkojë e çfarë të veprojë.
“Të gjitha këto mendoj që mund të jenë paksa problem për të, gjithmonë duke u lidhur pak a shumë me çështjen e moshës dhe situatën e saj fizike”, tha ai.