Sipas GJND-s, “forcat e armatosura të Mianmarit kanë vrarë mijëra civil rohigjna, kanë kryer akte të dhunës ekstreme ndaj fëmijëve si dhe dhunës seksuale ndaj civilëve rohingya dhe kanë sulmuar kolonat e rohingyave që tentonin të largoheshin nga dhuna” – Gjykata ka shtuar i vetmi shpjegim logjik i veprimeve të Mianmarit është shkatërrimi i qëllimshëm i një pjese të madhe të rohingave dhe se , me këtë, shteti i Mianmarit është përgjegjës për gjenocid.
GJND i referohej ngjarjeve të vitit 2017 kur forcat e Mianmarit shkatërruan qindra fshatra të Rohingave- duke vrarë së paku 10 mijë civil dhe duke detyruar rreth një milion prej tyre të largohen nga vendi – rasti u ngrit në GJND nga Gambia në vitin 2019 dhe janë nevojitur shtatë vjet që gjykata ta arrin vendimin e saj.
Kjo ka qenë hera e parë që gjykata më e lartë e OKB-s ka shpallë një shtet përgjegjës për gjenocid i vetmi rast tjetër në të cilin gjykata vendosi se ka prova të mjaftueshme që është kryer gjenocid ka qenë rasti i Srebrenicës por, në atë rast, gjykata nuk arriti të provon përgjegjësinë e Serbisë.
Endimi i GJND gjithashtu cekë se Mianmari duhet të kompenson rohingat për shkeljet e kryera dhe të garanton kthimin e sigurt dhe të dinjitetshëm të Rohingave që u detyruan të largohen për shkak të dhunës. Përfaqësuesit e Mianmarit mohuan vendimin e GJND-s duke thënë se ai është “politik”
Vendimi u mirëprit nga përfaqësuesit e Rohingave si dhe nga grupet e ndryshme për të drejtat e njeriut të cilat thanë se ky vendim do të ketë ndikim në rastet tjera të gjenocidit në të ardhmen.
Burimi: RTKLive
