Gjykata në Ferizaj e dënon me një vit burgim burrin që e rrahu bashkëshorten

Gjykata në Ferizaj e dënon me një vit burgim burrin që e rrahu bashkëshorten

Written by

in

Gjykata në Ferizaj e dënon me një vit burgim burrin që e rrahu bashkëshorten

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kjo gjykatë, të pandehurin S.K. e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti.

Sipas njoftimit të Gjykatës, “i pandehuri akuzohet se më datë 13 korrik 2026, rreth orës 20:00, në një fshat në Komunën e Ferizajt, saktësisht në shtëpinë e tij, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij Xh.K., në atë mënyrë që pasi që i pandehuri ishte kthyer nga puna në shtëpi, fillimisht e ofendon me fjalë të rënda të dëmtuarën, e pasi e dëmtuara i thotë: ‘nuk duhet djali ynë me shku me punu te axha i tij’, i pandehuri në atë moment e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e kapur – shtrënguar në krahun e djathë të dorës dhe e godet me shuplakë në fytyrë, me ç`rast të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor me dëmtime të përkohshme të shëndetit, të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor në Akt Ekspertimin e datës 31 gusht 2026”.

Për pasojë, me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.

“Kjo masë të pandehurit i është caktuar me arsyetimin se është vërtetuar se i pandehuri ka kryer këtë vepër penale dhe atë me shpalljen e aktgjykimit dënues, ashtu që duke marrë parasysh karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton, tregojnë rrezikun se ai mund të përsërisë veprën penale”, tha Gjykata. /Klankosova.tv