Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Written by

in

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Pesë të akuzuarit po gjykohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, vendimi për caktimin e datës është marrë më 12 tetor 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

“Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet të martën, më 17 nëntor 2026, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali