Gjyqtari Gashi dyshohet se e shtyu palën drejt korrupsionit, duke i ofruar garanci me emrin e tij

Gjyqtari Gashi dyshohet se e shtyu palën drejt korrupsionit, duke i ofruar garanci me emrin e tij

Written by

in

Gjyqtari Gashi dyshohet se e shtyu palën drejt korrupsionit, duke i ofruar garanci me emrin e tij

Raporton: Dosja

Gjyqtari Gashi duket se ia ka anën për arritjen e marrëveshjeve në rrugë joligjore.

Ai dyshohet se e orienton Norën drejt një marrëveshjeje korruptive.

Fillimisht, Nora udhëzohet që të diskutoj me përfaqësuesin ligjor të kompanisë së sigurimeve për të arritjen një marrëveshje me shumë më të lartë, duke ia ofruar gjysmën e kësaj shumë përfaqësuesit të kompanisë në formë ryshfeti.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi : Hej shkon vet, mundesh me dale me fol edhe ai oshtë goxha marakli

Nora: Lumi a?

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Po. Edhe thuj Lum kom ardh me fol me fjalë të Avdies, edhe ti edhe Avdia e keni në dorë, ti e dinë.

Nora: E a oshtë marakli në femna a?

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Qysh s’oshtë marakli, shumë oshtë marak, thuj ti edhe Avdia e keni në dorë ndash ndihmom ndash mos m’ndimo nuk kuptohet. Edhe se kishte po vjen këtu se deshta me nuk kuptohet bo shka dush në dorë tanë oshtë, nuk kuptohet i kisha thanë unë qoje sa të mujsh ma naltë mshoj për gjystë se marak oshtë në parë a pe dinë.

Nora: Okej.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: A pe dinë. Thuj mu më ka pru në qet gjendje, m’ka pru avokati jem.

Nora: Po de po.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Thuj se gjyqtarit, gjyqtarit nuk kuptohet han palla. Thuj gjyqtari edhe ti boll mirë më keni lut atëherë edhe kom pas me pranu po avokati jem sm’ka lanë me pranu, e tash pe pranoj cka kom bo”.

Gjyqtari Avdirrahman Gashi për ta arritur këtë marrëveshje korruptive, e vë në garanci edhe emrin e tij si gjyqtar.

Ai i thotë Norës, që të paraqitet në emër të tij, dhe të arrihet marrëveshja në konsultim me të, pra duke u bërë edhe veten pjesë e një marrëveshje korruptive.

Në bisedë e sipër, ai lë të kuptohet se hisedar në ryshfet do të jetë dhe ai si gjyqtar.

Madje, përkundër se është pjesë e sistemit të drejtësisë, gjyqtari Gashi shprehet se është në dijeni se përfaqësuesi i kompanisë “është merakli dhe kryen punë”, duke nënkuptuar marrëveshje të kundërligjshme.

Gjithë këtë ai e shpreh duke përdorur fjalor të ulët, dhe aspak institucional.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Kështu oshtë marak shumë a pe dinë, e di që ka kry punë, fortë marak oshtë në kompani. Kryn punë ai ..

Nora: E pse s’më kallxojshe gjyqtar?

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Pa e pas interesin, pa e pas interesin e vet nanën ja q**. Po ty të kom prit ma herët, prit me ardh bre ..

Nora: Po ti u dashtë bre me më shkru.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Si kapadai (nuk kuptohet), po ai kapadai (nuk kuptohet).

Nora: Po s’kom ditë, a je tu e ditë që unë jom një nanë e padijshme në këtë.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Po s’kom ditë qysh me të taku unë, me të thanë hej shko, shko ti vet mos e le pa shku.

Nora: Me fjalë tua, të Avdis.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Thuj me fjalë të Avdis jom ardh, kom besim qysh të thotë Avdia, unë sja prishi atij. Qetash thuj po e kuptoj që avokati veç m’ka shti llugave. A pe din?

Nora: Po.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Se ofertën e parë qatëherë kom pas me pranu, po ai s’më ka lanë.

Nora: Po kom pas me pranu.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: M’ka bërtit thuj Avdia m’ka bërtit, jom ardh me fjalë të tina jom ardh.

Nora: Po mos po ma rrxon shumën.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Unë jom ardh me fjalë të tina. Çka dush bon, çka dush bon. Nëse ma kryni jom në gjendje thuj për gjystë me i mshu. Nuk kuptohet, për gjystë me i mshu. Qështu thuj. S’ka lidhje.

Nora: Po shumë me ja dhanë gjysën.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Po a e dinë që s’ki kurgjo?

Nora: Oo bre gjyqtar unë pe di që s’kom kurgjo veç.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: E çka a ta ka prish Apeli dy herë. Hiç ma mirë 20-30 mijë se hiç.
Nora: Më patë thanë s’të kalon.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: T’kom thanë bre shumë mirë, po më vjen mirë që po i kupton”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali